‘Kur lëviz, ndjej disfori. Rrobat e duhura më ndihmojnë të ndihem vetja‘
Me një fotografi dhe mesazh të tillë sot shënojmë Ditën Ndërkombëtare të Dukshmërisë së Personave Transgjinorë. Jo veç shoqëria jonë, por së fundmi i tërë universi po bëhet një vend vështirë i jetueshëm edhe për transgjinorët. Me një fjali e me një imazh nuk mund ta përthekojmë secilën përvojë të transgjinorëve, por një e vërtetë e njërit prej nesh mund ta fuqizojë të vërtetën e përgjithshme. Nëse diçka duhet kuptuar në vitin 2025, është kjo: merr frymë dhe mos e gjyko tjetrin, tjetrën, atë, ata, ato.
Kjo fushatë mundësohet nga SIDA dhe Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Të drejtat autoriale të fotografive i mban CEL Kosova. Fotografia: Zana Begolli.