Dje u mbajt një sesion informues i rëndësishëm. Diskutuam për manualin e ri të CEL Kosovës – “Puna Sociale në Trajtimin e Rasteve të Dhunës me Bazë Gjinore: Personat LGBTI+”.
Ky manual ofron udhëzime për ofruesit e shërbimeve, duke i pajisur ata me mjetet e nevojshme për të ofruar mbështetje efektive dhe të ndjeshme për komunitetet LGBTI+ në raste dhune. Rita Selimi e sqaroi manualin dhe çdo paqartësi rreth tij.
Ky aktivitet mbështetet nga Komuna e Prishtinës.


