Po mbledhemi bashkë në Termokiss me punu në qeramikë. Me 5 tetor, prej orës 14:00.
Të shtunën e ardhshme, po i ikim përditshmërisë përmes kësaj punëtorie të udhëhequr nga Gisha. Gisha, e njohur për punën e saj në qeramikë, po na fton të gjithëve në punëtorinë ku kemi me mësu rreth teknikave të të punuarit në qeramikë, nën tingujt e alpha waves, valë këto që na ndihmojnë në shëndetin tonë mendor.
Secili kemi me u zhytë në punën tonë duke krijuar diçka prej zeros.
Ky aktivitet i CEL Kosova mbështetet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.