CEL Kosova është një prej partnereve të Javës së Terapisë së Artit në Kosovë.
Sivjet po mbahet edicioni i 6 i kësaj Jave.
Mbrëmja u hap më një panel diskutimi me psikologen Vjollca Pllana, aktivisten Bjeshkë Guri dhe gazetaren Aulonë Kadriu. Përgjatë këtij paneli u diskutua rreth temës së këtij edicioni, komunikimi i mirëfillit, dhe rëndësin e komunikimit të mirëfillët në shoqërinë tonë.
Si pjesë e këtij edicioni patëm nderin të kemi edhe Hel Spandler dhe Konstantina Poursanidou nga Asylum Magazine, revista më e madhe rreth shëndetit mendor në Britaninë e Madhe. Spandler dhe Poursanidou ndanë me publikun historitë e tyre personale si dhe punën që ato bëjnë në Asylum Magazine.
Mbrëmja përfundoi me hapjen e ekspozitës “Përtej Fjalëve, një ekspozitë e fotografisë e cila për qëllim ka promovimin e rëndësisë së shëndetit mendor. Artistët pjesëmarrës të kësaj ekspozite janë: Rinea Sheholli, Olt Topalli dhe Fisnik Egër. Ekspozita do të qëndrojë e hapur deri më 19 maj.