Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Debati Duda Balje dhe Blert Morina

26 Shkurt, 2024

Sot është mbajtur debati në mes znj. Duda Balje, Kryetare e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës, Seksuale të Luftës dhe Peticione, dhe z. Blert Morinës, Drejtor Ekzekutiv i organizatës jo-qeveritare CEL Kosova.

Në këtë diskutim znj. Duda Balje shprehi:
1. Ne në komision për të drejtat e njeriut, gjysma e komisionit nuk janë duke e përkrah këtë (referohet tek Blerti si përfaqësues nga organizatat jo-qeveritare për mbrojten e të drejtave të personave LGBTI+ në Kosovë).
2. Në pyetjen nga prezantuesi rreth orientimit seksual, Duda thotë që orientimi seksual është pjesë e kulturës dhe traditës së jetës, është pyetje e vendimit.
3. “Nese keni të drejta çka jeni ty lyp mo?!” – Duda Balje shpesh i referohet detyrave të saj për barazi gjithëpërfshirëse me pikëpamje dhe mendime personale dhe jo me pikëpamje objektive dhe profesionale.
4. “Unë prapë e shkruaj në Facebook” – kundërpërgjigje rreth potencimit nga Blert Morina që llogaria e Duda Balje në Facebook është është bo platform ku njerëzit mund të shprehin gjuhë të urretjes.
5. “Unë prapë e votoj kundër… me pozitë apo pa pozitë, unë do të jem kundër”. “Unë prej pozitës së Kryetares së Komisionit për të Drejtat e Njeriut jam kundër kërkesave të cilat ju keni”. ——— “Dhe sipas saj, ne duhemi të pajtohemi më këtë”

Ju ftojmë ta ndiqni: https://youtu.be/65__UipdHMc?si=bPqhuLl9DoJ2QGyS