3 nëntor, 2023
Organizatat e shoqerise civile CEL Kosova, CSGD, YIHR, QKSGJ DHE CRD denojne publikimin e emrit të personit që ka raportuar rastin per kanosje dhe nxitje e urretjes. Është e rëndësishme të theksojmë se personat LGBTI+ përballem me një shkallë të lartë të dhunës sistematike dhe diskriminimit. Një nga shqetësimet kryesore që ata hasin është mungesa e ndjeshmërisë dhe mosruajtja e konfidencialitetit të informacionit rreth tyre.
Prokuroria, si organi ligjzbatues, duhet të ndjekë standarde të larta profesionale dhe të sigurojë që informacioni i lidhur me rastin të ruhet me kujdes. Identiteti i viktimave, përfshirë edhe ata të komunitetit LGBTI+ , duhet të mbrohet për të siguruar që ata të mos përballen me rrezik të shtuar.
Kërkojmë që prokuroria të nisë një hetim të plotë për të zbuluar rrjedhën e informacionit dhe të sigurojë që drejtesia të bëhet ne menyre te drejtë dhe respekt ndaj të gjithë individëve.
Po ashtu theksojme qe mediat bartin nje pergjegjesi jashtezakonisht te madhe ne ruajtjen e identitetit te individeve, e vecanerisht ne rastet me ndjeshmeri apo te rrethuara nga stigmat sociale. Kjo pergjegjesi perfshine ruajtjen e privatesise, respektimin e standardeve etike gazetareske, dhe marrjes se lejes paraprake per ndarje te informacioneve personale te personave. Mediat duhet te prioritetizojne mireqenien dhe sigurine e viktimave duke shmangur demin qe mund te rezultoj nga shperndarja e informacioneve personale.