Konferenca “Pranimi dhe njohja ligjore e personave LGBTQI+” trajtoi çështjen e pranimit të fëmijëve LGBTQI+ në familje, dhunën me të cilën përballen dhe problemin e (mos)përfshirjes së martesës së të njëjtit seks në Kodin Civil.
Fjalët hapëse u mbajtën nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, Zëvendës Ambasadori i Ambasadës së Mbretërisë së Holandës, Peter van der Bloemen, Ambasadorja e Suedisë në Kosovë, Karin Hernmarck dhe Shefi i Këshillit të Zyra e Evropës në Prishtinë, Frank Power.
Paneli i parë trajtoi “(Mos)trajtimin e dhunës në familje” me Edi Gusia, Kryeshefja Ekzekutive e Agjencisë për Barazi Gjinore, Luljeta Demolli, Drejtore e Qendrës Kosovare për Studime Gjinore, Shqipdona Zogjani, Punëtore Sociale dhe Miridhahe Syla, Aktiviste, si panelistë.
Ndërsa paneli i dytë trajtoi “(Mos)njohjen e martesës së të njëjtit seks në Kodin Civil” me Naim Qelaj, Avokati i Popullit, Nazlije Balaj, Këshilltare e Ministrit të Drejtësisë dhe Marigona Shabiu, Drejtore e Nismës së të Rinjve për të Drejtat e Njeriut, si panelistë.