Ndonëse Shkolla Verore “Gjinia dhe Seksualiteti” u organizua në muajin tetor si rezultat i kufizimeve për parandalimin e pandemisë, ajo rezultoi në një edicion të suksesshëm edhe këtë vit.
Përgjatë pesë ditëve u ligjërua dhe u diskutua mbi tema si: pse seksi nuk është binar, teoria e ndërthurjes, dhuna ndaj grave, feminizmi, studimet e gjinisë dhe seksualitetit, reprezentimi, gjuha, pushteti dhe hulumtimi në shkencat sociale, solidaritetet dhe pabarazia, riprodhimi shoqëror dhe pandemia.
Si çdo edicion i Shkollës Verore, edhe edicioni i shtatë u ligjërua nga Prof. Ass. Dr. Nita Luci dhe Prof. Ass. Dr. Linda Gusia , të cilat zhvilluan një program mësimor gjithëpërfshirës me ndërthurjen si temë kryesore.
Gjithashtu, ato që plotësuan edhe më shumë Shkollën Verore ishin edhe ligjëratat mysafire të mbajtura nga: Mirishahe Syla , Liridona Sijarina , Lirika Demiri dhe Carolin Leutloff-Grandits .
Shkolla Verore është program akademik që zhvillohet çdo vit nga CEL Kosova dhe University Program for Gender Studies and Research .
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Together, Liberated”, i mbështetur nga Embassy of the Netherlands in Kosovo