Ka një lidhje të fortë mes avokimit, aktivizmit dhe shëndetit mendor.
Mbi këtë lidhje por edhe mbi ngritjen e ndërgjegjësimit rreth rëndësisë së raportimit të rasteve të ndryshme brenda komuniteteve LGBT+, CEL Kosova ka organizuar së fundmi një punëtori ku të rinj e të reja kanë mësuar mbi kornizën ligjore, mbi sfidat e të qenit aktivist por edhe mbi ruajtjen e shëndetit mendor përballë dinamikave në shoqërinë kosovare.
Ky aktivitet mbështetet nga German Embassy Pristina dhe SMART Balkans.


