CEL në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë mbajti trajnim lidhur me përqendrimin në rëndësinë së angazhimit të ndjekjeve penale për të luftuar krimin e urrejtjes, konsiderimin e hershëm të ndikimit të krimeve të urrejtjes tek personat LGBTI dhe fokusin e kontekstit më të gjerë të diskriminimit dhe paragjykimeve që personat LGBTI përjetojnë në Kosovë.
Poashtu është diskutuar rreth gjithëpërfshirjes së standardeve ndërkombëtare më të rëndësishme dhe më të fundit në legjislacionit lokal për të luftuar krimet e urrejtjes – dhe aplikimet praktike të standardeve më të rëndësishme ndërkombëtare dhe të legjislacionit lokal që duhet të mbështesin ndjekjen efektive të krimeve të urrejtjes ndaj personave LGBTI.
Ky trajnim është mbajtur në kuadër të projektit “Fuqizimi i personave LGBTI ne Kosove” që implementohet nga Qendra për Barazi dhe Liri (CEL Kosova) dhe mbështetet në kuadër të Programit Angazhimi për Barazi – E4E, i financuar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID Kosovo dhe mbështetur nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim – Advocacy Training and Resource Center – ATRC