Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

PZAP e dënon Koalicionin për Familje edhe me 7.500€ gjobë

31 Janar, 2025

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa shqiptoi gjobën e katërt për Koalicionin për Familje në vlerë prej 7.500 eurosh shkaku i gjuhës anti-LGBTI+. Edhe ky dënim i marrë të premten, si tre të kaluarit, iu shqiptua subjektit politik të udhëhequr nga Eman Rrahmani për shkak të përdorimit të gjuhës së urrejtjes ndaj dylberave dhe krijimit të një ambienti të pasigurtë për dylberat. Deri më datën 31 janar, PZAP-ja i ka shqiptuar katër dënime në vlerë të përgjithshme prej 24.000 eurosh.

Në vendimin e PZAP thuhet se “Fushatat zgjedhore duhet të zhvillohen në një ambient të ndershëm dhe të drejtë, duke respektuar të drejtat dhe dinjitetin e të gjithë qytetarëve dhe grupeve shoqërore. Shprehjet qe përdorin fjalë si “turp” dhe “marre” për të sulmuar individë, grupe apo organizata të caktuara mund të krijojnë një atmosferë të pasigurt dhe të ndarë, duke shkelur kështu parimet e një fushate pozitive dhe të respektueshme”.

Vendimin e plotë e gjeni këtu.