Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Java e Krenarisë 2020

1 Nëntor, 2024

Java e Krenarisë 2020 u mbajt në një format ndryshe nga vitet e tjera si rezultat i
masave kufizuese të pandemisë së shkaktuar nga Coronavirus.


Meqenëse Java e Krenarisë bashkon personat LGBTQI+ dhe përkrahësit për të
kërkuar të drejta të barabarta, nën slloganin “Po, du”, u kërkua drejtësi në
vendimet e Kodit Civil lidhur me përjashtimin e martesave të seksit të njejtë.
Java e Krenarisë 2020, edhe pse në kushte pandemie, u organizua me vetura në
rrugët e Prishtinës, për të adresuar sfidat, kërkesat si dhe për të shfaqur
prezencën e personave LGBTQI+ në Kosovë.

Ndryshe nga vitet e kaluara, Java e Krenarisë 2020 u shkurtua në vetëm një ditë, ku përpos Paradës së Krenarisë me vetura, u mbajt edhe diskutimi FemTalk me temën ‘’Parada në kushtet e
Pandemisë’’.