Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Java e Krenarisë 2019

1 Nëntor, 2024

Java e Krenarisë 2019 u mbajt më 07 tetor – 10 tetor, ku nëpërmjet sloganit “Për
kon t’rreh zemra” bëri thirrje për tolerancë, mirëkuptim dhe pranim.


Slogani “Për kon t’rreh zemra” përfshinë në vetvete ndjenja pozitive dhe
mbështetje si pjesë përbërëse e secilit person sepse zemra e secilit rreh për një
kauzë, një person, dhe si e tillë, kjo ndjenjë nuk mund të kontrollohet ose
zhduket, por duhet të kuptohet dhe të pranohet.


Përgjatë kësaj jave u organizuan një sërë evenimentesh/aktivitetesh, përfshirë
këtu:

· Hapja e Javës së Krenarisë 2019;
· Ekspozita “QUEIN” që mbërthen në vete storie personale të personave LGBTIQ+;
· Karaoke Night;
· Konferenca “Legjislacioni: Mundësitë e shfrytëzuara dhe të humbura”
· Ekspozita “TransBalkan” – një projekt fotografik dokumentar që përqendrohet
në komunitetin trans në rajonin e Ballkanit, të Evropës Jug-Lindore;
· Shfaqja e filmit “Moonlight”, e përcjellë nga një diskutim i hapur;
· Publikimi i manualeve; 1) 1. Manual për Gazetarët që mbulojnë çështjet e
personave LGBTI dhe 2) Manual për praktikën psikologjike me persona
transgjinorë;
· Shfaqja e filmit të shkurtër “Kosova Trans” – një film i shkurtër dokumentar për
një transgjinore 18 vjeçare nga Kosova;
· Trivia Night – aktivitet social që synoi një bashkëveprim midis
· pjesëmarrësve rreth temave të Javës së Krenarisë;
Parada e Krenarisë.