Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Reagim rreth përfshirjes së lëndës së edukimit seksual në kurrikulën arsimore

15 Nëntor, 2024

Ne, organizatat e shoqërisë civile të nënshkruara më poshtë, përkrahim Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) për përfshirjen e lëndës së edukimit seksual në kurrikulën arsimore, në përputhje me standardet evropiane.

Edhe pse MAShTI, gjatë zhvillimit të doracakëve të tillë me kaq sensitivitet, nuk i ka përfshirë të gjithë akterët që punojnë në këtë fushë, veçanërisht organizatat e shoqërisë civile, të cilët do të kontribuonin në cilësinë e doracakëve, ne konsiderojmë që edukimi seksual zvogëlon shkallën e infeksioneve seksualisht të transmetueshme, shtatzënitë e padëshiruara dhe madje edhe incidentet e abuzimit. Ajo nxit respektin, barazinë dhe vetëdijen, duke krijuar një shoqëri më të shëndetshme ku të rinjtë dhe të rejat mund të rriten duke qenë të informuara dhe të përgjegjshme për shëndetin dhe trupin e tyre.

Debatet e fundit në lidhje me edukatën seksuale ngjallin pasiguri te publiku. Përhapja e dezinformatave rreth qëllimit të kësaj kurrikule është mashtruese dhe e dëmshme.

Prandaj, ne i bëjmë thirrje MAShTI-t që të rishikoj doracakët dhe të bëhen korigjimet/përmirësimet e nevojshme në pjesë të caktuara të doracakut për të parandaluar keqkuptimet dhe keqinterpretimet. Ne do ta mbështesim një process të tillë, që duhet të jetë transparent dhe i cili do të përmirësoj kualitetin e doracakëve.

E inkurajojmë MAShTI-n që të vazhdojë me implementimin e kurrikulës, të mos tërhiqet dhe të mos i nënshtrohet presionit publik.