Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

REAGIM NGA ORGANIZATAT CEL DHE CSGD PËR DËGJIMIN PUBLIK NGA LVV.

14 Nëntor, 2023

2 nëntor, 2020

Grupi Parlamentar i Levizjes Vetëvendosje sot në ora 13:00 organizon dëgjim publik për Draft Kodin Civil të Republikës së Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje për këtë dëgjim publik ka ftuar profesorë, ekspertë, përfaqësues nga institucionet, përfaqësues nga shoqëria civile, noterë, avokatë si dhe disa studentë të Fakultetit Juridik.

Një nga çështjet që më së shumti është debatuar e diskutuar në publik në lidhje me Draft Kodin Civil është rregullimi ligjor i martesës/bashkëjetesës së personave të gjinisë/seksit të njëjtë. Për çudi LVV në organizimin e diskutimit publik nuk i ka ftuar dy organizatat e shoqërisë civile të cilat kanë qenë shumë të zëshme dhe të dukshme për këtë çështje, nuk janë ftuar për të paraqitur qëndrimet e tyre legjitime në këtë dëgjim publik.

Mos përfshirja e organizatave të shoqërisë civile të cilat mbrojnë kauza të caktuara tregon trajtimin jo të barabartë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës. Përjashtimi nga dëgjimi publik, tregon qasje selektive dhe diskriminuese të LVV në raport me të drejtat e njeriut, e që është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe me Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi.
Kjo nënkupton që LVV për të drejtat e personave LGBTI dhe problemet e tyre i ka spostuar në harresë.