20 tetor, 2020
Më 18 tetor 2020, znj. Leonora Shabani-Bajraktari, asambleiste e Kuvendit Komunalë të Prishtinës, duke iu referuar një video vetëdijësuese të publikuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë ku promovohen të drejtat e personave LGBTI, më saktësisht martesat mes seksit të njëjtë, perms një statusi në Facebook thotë se një promovim i tillë është “i tepërt”.
Po ashtu, Më 12 tetor 2020, z. Eman Rrahmani, deputet i Kuvendit të Kosovës, del kundër ‘Paradës së Krenarisë’ me qëndrime të tilla ‘Nuk ka më mirë se të jesh prind, të thërrasë nënë, babë, vajzë, djalë, gjysh, gjyshe….! Angazhimi im politik ka tëbëjë me të ardhmen e fëmijëve tanë, angazhimi im politik bëhet për një familje ku ka nënë, babë, djalë, vajzë, gjyshe, gjysh’.
Organizatat e shoqërisë civile, Qendra për Liri dhe Barazi (CEL), Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore (CSGD), Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – Kosovë (YIHR KS), Qendra Kosovare për Studime Gjinore (QKSGj) dhe Civil Rights Defenders (CRD) besojnë që këto deklarata janë tërësisht të papranueshme dhe një veprim i tillë vetëm sa rrit mos durimin, urrejtjen e mosbesimin ndër njerëzor, ngase ofendimi, jo-toleranca i një grupi të caktuar shoqërorë nuk paraqet asnjë vlerë.
Prandaj, si mbrojtës të të drejtave të njeriut, organizatat i kanë shkruar Lëvizjes vetëvendosje duke kërkuar që të japin përgjigje nëse deklaratat në mediat sociale nga aktivistët e saj që mbajnë poste publike dhe që janë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës, janë edhe qëndrime të LVV dhe si do t’i adresoj LVV mos durimin dhe gjuhën e urrejtjes në mediat sociale nga aktivistët e saj që mbajnë poste publike dhe që janë të zgjedhur nga qytetarët e Kosovës.
Për më tepër, në rastin e LVV, si partia me e votuar ne zgjedhjet e fundit, ne besojmë që është përgjegjës dhe duhet të tregoj kujdes dhe vetëpërmbajtje më të madhe nga anëtarët e saj kur japin deklarata te tilla.
Qendra për Barazi dhe Liri – CEL
Qendra për zhvillimin e grupeve shoqërore – CSGD
Nisma e të rinjve për të drejtat e njeriut në Kosovë – YIHR KS
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
Civil Rights Defenders – CRD