Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

DEKLARATË PËR MEDIA PROJEKT-KODI CIVIL I KOSOVËS SHKEL TË DREJTAT E NJERIUT

14 Nëntor, 2023

8 Korrik, 2020

Organizatat e shoqerise civile, të nënshkruara më poshtë, konsiderojnë që Projekt-Kodi Civil shkel të drejtat për partneritet (martesë apo bashkësi civile) për personat LGBTI në Kosovë.

Projekt-Kodi Civil definon martesën si bashkësi ligjërisht të regjistruar ndërmjet dy bashkëshortëve të sekseve të ndryshme. Po ashtu, definon që Burri dhe Gruaja, kanë të drejtën të martohen dhe të formojnë familje.

Më tej, Projekt-Kodi Civil parasheh mundësinë e krijimit të bashkimeve tjera civile me ligj të veçantë.Organizatat e shoqerise civile konsiderojnë që të gjitha partneritetet e mundshme (martesa apo bashkësitë civile) duhet të rregullohen me Kodin Civil. Kjo çasje e të rregulluarit të partneriteteve tjera me ligje të veçanta, tenton të ndaj të drejtën për partneritet për personat LGBTI nga ato të qytetarëve të tjerë të Kosovës. Një çasje e tillë është shkelje fundamentale e të drejtave të njeriut të personave LGBTI në Kosovë, dhe nuk paraqet gjithëpërfshirjen e të drejtave të qytetarëve të Kosovës.Projekt-Kodi civil ka dështuar në sigurimin e njohjes ligjore të statutit të partneritetit të çifteve të sekseve të njëjta (të bashkësisë civile apo martesës) dhe i’a mohon këtyre përsonave të drejtën për të krijuar familje. Mos rregullimi i partneritetit për çiftet e të njëjtit seks në Projekt-Kodin Civil është çasje diskriminuese në bazë të orientimit seksual.Ministri i Drejtësisë z. Selim Selimi në konferencën për medie thot që kanë mundur ta ruajnë “nukleusin tradicional” të martesës, duke e favorizuar në këtë mënyrë martesën në mes të burrit dhe gruas dhe duke i diskriminuar format e tjera të martesave apo bashkësive civile.Kushtetuta e Kosovës garanton të drejtën për martesë dhe krijimit të familjes. Është e qartë që në Kushtetutën e Kosovës nuk ka gjini të përcaktuar, që do të pengonte çiftet e seksit të njëjtë të martoheshin dhe të krijonin familje. Më tej, Kushtetuta e Kosovës siguron edhe shtresa të tjera të mbrojtjes së të drejtave themelore të njeriut. Neni 24 i Kushtetutës – Barazia para ligjit garanton që çdo person gëzon të drejtën e mbrojtjes ligjore pa diskriminim duke përfshirë edhe orientimin seksual si bazë të mbrojtur. Kushtetuta lejon zbatueshmëri direkte të Konventës Europiane për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut dhe Lirive Themelore dhe të Protokolleve të saj në legjislacionin e brendshëm të Kosovës, dhe përcakon që në rast të konfliktit të dispozitave ligjore të mbizotëroj ato.Më tej, në pajtim me Nenin 53 të Kushtetutës së Kosovës, të drejtat themelore të njeriut duhet të interpretohen në harmoni me praktikat gjyqësore të Gjykatës Evropiane për të Drejta të Njeriut. (“GJEDNJ”). Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut ka njohur bashkësinë e personave të seksit të njëjtë si partnerë në Konventën e të Drejtave të Njeriut në nenet lidhur me “Jetën e Familjes”. Gjithashtu, GJEDNJ ka dhënë një numër të konsiderueshëm të gjykimeve lidhur me obligimin pozitiv të shteteve për të njohur ligjërisht partneritetin e çifteve të seksit të njëjtë.Ministria e Drejtësisë ka dështuar të aplikoj praktikat e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ka dështuar të draftoj legjislacion që është gjithëpërfshirës dhe jo-diskriminues në bazë të orientimit seksual. Është e qartë që Projekt-Kodi Civil përjashton persona nga e drejta për partneritet dhe e drejta për të krijuar familje në bazë të orientimit seksual. Si i tillë, është diskriminues dhe shkel Nenin 24 të Kushtetutes, që garanton barazi para ligjit dhe Nenin 37 të Kushtetutës, që garanton të drejtën për martesë dhe familje. Prandaj, Projekt-Kodi Civil duhet të përshkruhet në përputhje me obligimet e Kosovës për të siguruar të drejta të barabarta për të gjithë qytetarët dhe duhet të siguroj njohje ligjore të çifteve të seksit të njëjtë.Organizatat e shoqërisë civile do të shfrytëzojnë të gjitha mjetet juridike dhe mekanizmat ligjorë që në Projekt-Kodin Civil të rreguollohen të gjitha format e martesës dhe bashkësive civile pa dallim.

Organizatat e shoqërisë civile të nënshkruara në deklaratë:

Qendra për Zhvillimin e Grupeve Shoqërore – CSGD
Qendra për Barazi dhe Liri – CEL
Qendra Kosovare per Studime Gjinore – QKSGJ
Youth Initiative for Human Rights – YIHR KS
Iniciativa Kosovare per Stabilitet – IKS
Initiative for Justice and Equality – INJECT
Community Development Fund – CDF
Advocacy and Training Center – ATRC
Forumi per Iniciative Qytetare – FIQ
KAPHA
TOKA
ÇOHU
Fondacioni Lumbardhi
YMCA
Organizata Mediale Kosova Live
Integra
BIRN Kosovo
EcoZ
Let’s Do It Kosova
Levizja FOL
Civil Rights Defenders – CRD
Rrjeti i Grave te Kosoves – RrGK
Organizata ERA
Instituti per Politika Zhvillimore – INDEP
Fondacioni Jeshil
KIPRED
Pishtaret
Anibar
Fondacioni Shtatembedhjete
Eco Tour
Qendra per Art dhe Komunitet – ARTPOLIS
Qendra Kosovare per Rehabilitimin e te mbijetuarve te Tortures – QKRMT
Fondi per te Drejten Humanitare Kosovare
Culture Herritage without Borders – CHwB
EcoKosWomen
Fondacioni Kosovar per Shoqeri Civile – KCSF
Instituti GAP
Instituti i Kosoves per Drejtesi
Ec Ma Ndryshe
Balkan Policy Research Group
ETEA
Kosovo Youth Council – KYC
GAIA
Democracy4Development – D4D
Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim – ORCA
DokuFest
PIPS