E ka lezetin e vet me punu si barista, qaty qaty edhe me ‘maru’ një Frozen Margarita.
I kemi nda çertifikatat për trajnimin katër-ditor për miksologji dhe për barista. Në ambientet e Bubble Pub, pjesëmarrësit kanë mësu se qysh me shërby, qysh me pasë mirësjellje me klientët, qysh me bo gati cocktails dhe pije të ndryshme dhe qysh me e mishëru rolin e të qenit një barista për marak.
Derisa pjesëmarrësit treguan që kanë marrë mësime të përjetshme prej kësaj përvoje, prej Bubble Pub veç e konfirmuan që vijimi i një trajnimi të tillë mundëson aftësi mbi mesataren që nesër me ditë me shërby e me i mirëprit njerëzit me cocktails e pije tjera verore.
Trajnimet e tilla mbahen në vazhdimësi të CEL Kosova për me i fuqizu pjesëtarët e komuniteteve LGBTQ+ në fusha të ndryshme. Ky aktivitet mbështetet nga Embassy of Sweden in Pristina