Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Mundësi praktike me pagesë në CEL Kosova 

3 Korrik, 2024

CEL Kosova, një OJQ e dedikuar për avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve LGBTI+, shpallë thirrje të hapur për praktikë.

CEL Kosova inkurajon aplikimet nga të gjithë kandidatët/et e kualifikuar/a, pa marrë parasysh identitetin gjinor, orientimin seksual, racën, etninë apo religjionin.

Rreth praktikës:
Pozicioni: Praktikant/e
Kohëzgjatja: 5 muaj (1 gusht deri më 31 dhjetor)
Vendndodhja: Prishtinë
Orari: Gjysëm Orari
Me pagesë

Përgjegjësitë:
– Të ndihmoni në organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese
– Mbështetja e aktiviteteve të CEL Kosova, që promovojnë të drejtat e personave LGBTI+
– Kryerja e analizave mbi çështjet përkatëse të komuniteteve LGBTI+

Kërkesat:
– Të pasionuar pas të drejtave të njeriut dhe çështjeve queer
– Aftësi të forta komunikimi dhe pune në grup
– Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe
– Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën angleze
– Të jetë i ri/e re nga mosha 18 deri 30 vjeç

Përfitimet:
– Fitoni përvojë praktike në avokimin e të drejtave të njeriut
– Punoni ngushtë me ekspertë të fushës
– Kontribuoni në nisma kuptimplotë për komunitetet LGBTI+

Si të aplikoni:

Kandidatët/et e interesuar/a ftohen të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër të shkurtër motivuese që përshkruan motivimin dhe aftësitë e tyre përkatëse në info@cel-ks.org deri më 19 korrik 2024. Ju lutem shkruani në subject “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova”

Aplikantët/et e përzgjedhur/a nga lista e ngushtë, do të ftohen për intervistë.
Bashkohuni me ne në misionin tonë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Mezi presim të marrim aplikimet tuaja.