Është koha për hulumtime!
Përmes kësaj thirrjeje, ftohen studentët/et e Fakultetit Filozofik në kuadër të Universitetit të Prishtinës, shtetas/e të Republikës së Kosovës për të aplikuar në skemën e granteve të vogla hulumtuese prej 570 eurove. Kjo thirrje hapet me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të hulumtimit mes studentëve/eve që janë të interesuar/a në fushën e çështjeve LGBTI+.
Në kuadër të këtij aktiviteti do të ndahen katër grante hulumtuese për student/e të Universitetit të Prishtinës, një grup nga 2 -3 persona.
Secili përfitues/e duhet që projektin e tij/saj hulumtues ta përfundojë brenda periudhës së definuar sipas tabelës në fund të thirrjes, duke iu përmbajtur buxhetit prej 570 eurove për grup.
Detajet e plota i gjeni këtu:
