Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Thirrje për aplikim: Grante hulumtuese për studentët e Universitetit të Prishtinës

31 Korrik, 2024

‘Çështjet sociale dhe personat LGBTI+’

Përmes kësaj thirrjeje, ftohen studentët e Fakultetit Filozofik në kuadër të Universitetit të Prishtinës, shtetas/e të Republikës së Kosovës për të aplikuar në skemën e granteve të vogla hulumtuese prej 500 Eurosh. Kjo thirrje hapet me qëllim të rritjes dhe zhvillimit të hulumtimit mes studentëve që janë të interesuar në fushën e çështjeve LGBTI+. Në kuadër të këtij aktiviteti do të ndahen pesë grante hulumtuese për studentë të Universitetit të Prishtinës, një grup nga 2-3 persona.

Studentët përfitues të granteve do të kenë mundësi që pas përzgjedhjes të marrin pjesë në një punëtori të udhëhequr nga njohës dhe praktikues të fushës në atë se si duhet të trajtohet hulumtimi në këtë fushë, kornizat dhe qasja metodologjike, t’I caktohet mentorë që do punojnë me studentët si dhe të publikohet puna e tyre në një raport të përbashkët. Secili përfitues/e duhet që projektin e tij/saj hulumtues t’a përfundojë brenda periudhës së definuar sipas tabelës në fund të thirrjes, duke iu përmbajtur buxhetit prej 500 eurosh për grup.

Data e fundit për aplikim është shtyrë deri më 6 shtator 2024.

Ky aktivitet mbështetet nga European Union in Kosovo.

Më shumë detaje rreth thirrjes i gjeni në dokumentin poshtë: