Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Thirrje për aplikim – Dizajner/e Grafik/e

29 Korrik, 2024

CEL Kosova kërkon një Dizajner/e Grafik/e të talentuar dhe kreativ/e për t’iu bashkuar ekipit tonë me kohë të pjesshme. Më poshtë janë kërkesat për pozicionin:

Pozicioni: Dizajner/e Grafik/e me kohë të pjesshme

Vendi: Prishtinë

Data e fillimit: 1 shtator 2024 

Statusi: Gjysëm orari

Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:

  • Krijimi i grafikave tërheqëse vizualisht për mediat dixhitale dhe për qëllimet e dukshmërisë së aktiviteteve të CEL
  • Bashkëpunimi me ekipin për të konceptuar dhe ekzekutuar punimet grafike
  • Ruajta konsistencës së brendit në të gjitha punimet grafike të CEL Kosova 
  • Përgatitja e punimeve grafike për mediat sociale, uebsajtin dhe materiale për evente (punëtori, trajnime etj)

Kualifikimet kryesore:

  • Diplomë Bachelor në Dizajn Grafik ose Trajnim Profesional në fushën e Dizajnit Grafik (ose përvojë pune ekuivalente)
  • Eksperiencë në punimin e dizajneve grafike dixhitale dhe për print
  • Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale
  • Aftësi për planifikim të detyrave sipas afateve kohore të dakorduara
  • Të vetë-motivuar dhe të pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës
  • Gatishmëri për të punuar në një mjedis pune të larmishëm dhe dinamik
  • Njohuria për trajtimin dhe kuptimin e çështjeve LGBTI+ në Kosovë dhe rajon si dhe përkushtimi për avancimin e të drejtave dhe barazisë LGBTQI+ janë një plus 

Si të aplikoni:

Dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@cel-ks.org me subjekt “Aplikim për Dizajner/e Grafik/e”:

  • CV
  • Letër motivuese 
  • Portofolin tuaj ose punime relevante qe tregojnë punën tuaj dhe kreativitetin tuaj në dizajn grafik 
  • Dy kontakte referimi

Afati i fundit: 18 gusht 2024

Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.