CEL Kosova, një OJQ udhëheqëse e dedikuar për avancimin e të drejtave të njeriut dhe mbrojtjen e të drejtave të komuniteteve LGBTI+, është e emocionuar të shpallë një thirrje të hapur për pozitë praktike.
CEL Kosova inkurajon aplikimet nga të gjithë kandidatët/et e kualifikuar/a, pa marrë parasysh identitetin gjinor, orientimin seksual, racën, etninë apo religjionin.
– Pozicioni: Praktikant/e;
– Kohëzgjatja: 5 muaj, 1 Mars deri me 31 Korrik;
– Vendndodhja: Prishtinë;
– Orari: Gjysëm Orari;
– Paga: me pagesë.
Përgjegjësitë:
– Të ndihmoni në organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese;
– Mbështetja e aktiviteteve të CEL Kosova që promovojnë të drejtat e personave LGBTI+;
– Kryerja e analizave mbi çështjet përkatëse të komuniteteve LGBTI+
Kërkesat:
– Të pasionuar/a pas të drejtave të njeriut dhe çështjeve queer;
– Aftësi të forta komunikimi dhe pune në grup;
– Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe;
– Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën angleze;
– Të jetë i/e ri/e nga mosha 18 – 30 vjeç.
Përfitimet:
– Fitoni përvojë praktike në avokimin e të drejtave të njeriut;
– Punoni ngushtë me ekspertë të fushës;
– Kontribuoni në nisma kuptimplotë për komunitetet LGBTI+;
Si të aplikoni:
Kandidatët/et e interesuar/a ftohen të dorëzojnë CV-në e tyre dhe një letër të shkurtër motivuese që përshkruan motivimin dhe aftësitë e tyre përkatëse në info@cel-ks.org deri më 16 shkurt 2024. Ju lutem shkruani në subject “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova.”
Aplikantët/et e përzgjedhur/a nga lista e ngushtë, do të ftohen për intervistë.
Bashkohuni me ne në misionin tonë për të krijuar një shoqëri më gjithëpërfshirëse dhe të barabartë.
Mezi presim të marrim aplikimet tuaja.