Kemi nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi me Raiffeisen Bank në Kosovë.
Duke qenë një prej istitucioneve më serioze bankare në vend, Raiffeisen Bank në Kosovë do të trajnojnë dhe këshillojnë individët e komuniteteve LGBTQ+ në mundësitë e ndryshme në karrierë. Ekspertë të ndryshëm nga kjo bankë, në bashkëpunim me CEL Kosova, do të ndihmojnë në avancimin e individëve LGBTQ+ në aspektin bankar e financiar, drejt gjithëpërfshirjes dhe fuqizimit të mirëqenies së tyre.
Raiffeisen Bank në Kosovë gjatë Javës së Krenarisë ka ngritur edhe flamurin e komuniteteve tona, në shenjë respekti e përkushtimi.