Duke qenë pjesë e projektit ‘Mbrojtja e të drejtës për të qenë vetvetja’, CEL Kosova mori pjesë në punëtorinë e parë rajonale që bashkoi organizatat joqeveritare kosovare dhe maqedonase që e implementojnë projektin në fjalë. Faleminderit Ministrisë Franceze për Evropë dhe Punë te Jashtme për mbështetjen.
Patëm shkëmbime të frytshme përvojash mbi mjetet më efektive për të luftuar lëvizjen anti-gjinore.
H.E. Christoph le Rigoler nga Ambasada e Francës në Maqedoninë e Veriut njohu ndryshimin pozitiv në politikë dhe legjislacion në Maqedoninë e Veriut në lidhje me dhunën me bazë gjinore dhe barazinë gjinore dhe mbështeti aktivitetet dhe angazhimin brenda projektit.
