Një sukses që meriton me u festu! Jemi të lumtur me tregu që Blert Morina – Drejtor Ekzekutiv në CEL Kosova, ka fitu çmimin Tulip të Ambasadës së Holandës në Kosovë dhe është në garë për çmimin Central Human Rights Tulip Award.

Çmimi në fjalë jepet çdo vit nga Ministria e Punëve të Jashtme e Holandës për organizatat dhe individët që mbrojnë fuqishëm të drejtat elementare njerëzore. Fingers crossed për Blertin.
Gjithashtu, urime edhe për Luljeta Demolli-n për vendin e dytë të çmimit Tulip për të Drejtat e Njeriut, për angazhimin e saj në të drejtat e njeriut.
