CEL Kosova (Qendra për Barazi dhe Liri e Komunitetit LGBT+ në Kosovë) ju fton të bëheni pjesë e grupit të vullnetarëve/eve dhe të kontribuoni në forcimin e komunitetit tonë!
E themeluar në vitin 2013, CEL Kosova punon për të parandaluar diskriminimin në bazë të orientimit seksual dhe identitetit gjinor, për të rritur ndërgjegjësimin e popullatës së përgjithshme mbi të drejtat LGBT+ dhe për të avokuar për barazi dhe mosdiskriminim në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës.
Si vullnetar/e në CEL Kosova, do të angazhoheni në:
- Mbështetjen e aktiviteteve që CEL Kosova organizon, përmes ndihmës në logjistikë dhe shpërndarjes së informacionit tek individët dhe komuniteti
- Shpërndarjen e materialeve vizuale në hapësira kulturore, edukative dhe akademike
Kërkojmë vullnetarë që:
- Kanë motivim, iniciativë, empati dhe dinamikë gjatë angazhimit si vullnetar/e
- E kuptojnë realitetin e komunitetit LGBT+ në Kosovë
- Komunikojnë në frymë pozitive dhe e duan punën në ekip
- Kanë një rrjet njerëzish tek të cilët mund të arrijnë për të ndihmuar në punën e tyre dhe të CEL Kosova
Nëse e gjeni veten te ky angazhim, na shkruani në info@cel-ks.org dhe ne do t`iu dërgojmë edhe një listë të përftimeve si vullnetar/e në CEL Kosova, që ju më pas të aplikoni me CV dhe letër motivimi.
Afati i fundit për aplikim është: 27 shkurt.
