Ne, CEL Kosova, organizatë joqeveritare e përkushtuar ndaj mbrojtjes dhe avancimit të të drejtave të njeriut me fokus të veçantë në të drejtat e komuniteteve LGBTIQ+, shpallim thirrjen për aplikime për pozitën e praktikantit/es, me pagesë.
Ne inkurajojmë aplikime nga të gjithë personat e interesuar, pa dallim identiteti gjinor, orientimi seksual, përkatësie etnike, racore apo fetare.
Rreth praktikës:
- Pozicioni: Praktikant/e, me pagesë
- Kohëzgjatja: 5 muaj (1 Gusht – 31 Dhjetor 2025)
- Vendndodhja: Prishtinë
- Orari: Gjysmë orari
Çka presim prej praktikantit/es:
- Mbështetje në organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese
- Angazhim në aktivitetet e përditshme të CEL Kosova që promovojnë të drejtat dhe mirëqenien e personave LGBTIQ+
- Kryerje të analizave tematike mbi çështje që prekin komunitetet queer në Kosovë, me ndihmën e stafit tjetër të CEL Kosova

Çka duhet me pasë ti si praktikant/praktikante e CEL Kosova:
- Interesim të thellë për të drejtat e njeriut dhe çështjet LGBTIQ+
- Aftësi të mira komunikuese dhe bashkëpunuese
- Aftësi të shkëlqyera në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe
- Njohuri të gjuhës angleze, me fokus në të shkruar dhe komunikim
- Të jesh i/e moshës 18 – 30 vjeç
Çfarë përfiton:
- Përvojë praktike në fushën e avokimit për të drejtat e njeriut
- Mundësi për të punuar përkrah profesionistëve dhe aktivistëve të fushës
- Angazhim në projekte me ndikim konkret në komunitetet LGBTIQ+ në Kosovë
HAJDE APLIKO
Të gjithë të interesuarit/at janë të ftuar të dërgojnë:
- CV
- Letër motivuese 1 faqe ku e përshkruan interesimin tënd
në adresën: info@cel-ks.org
afati i fundit për aplikim: 17 korrik 2025
(Ju lutem, në subjekt të emailit shkruani: “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova”)
Kandidatët/et e përzgjedhur/a do të ftohen për intervistë.
Bashkohuni me ne në misionin për një shoqëri më gjithëpërfshirëse, të drejtë dhe të barabartë për të gjithë!
Presim me padurim aplikimet! 🌈