Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Kur drita e kamerës ndez urrejtjen: historia e Edonit dhe plagët e padukshme

30 Tetor, 2025

Kur Edon Shileku vendosi të hyjë në spektaklin televiziv Big Brother Kosova si “Victoria”, ai kishte një synim: “me thy rregulla, me fol për tema që s’janë folë kurrë në publik”.

Victoria duhej të ishte një figurë e guximshme, simbol i pranimit dhe lirisë, një shkundje për publikun që rrallë ballafaqohet me identitete queer në prime‐time televiziv. Patjetër që as jashtë prime! Por bashkë me kamerat u ndez edhe urrejtja. Babai i tij, që nuk e dinte se si do të paraqitej i biri në spektakël, përjetoi një tronditje aq të thellë sa që përfundoi në spital. Edoni tregon se më vonë, kur i ati e pa të plotë pjesëmarrjen e tij, “e kuptoi kush jam unë, përtej Victorias”. Por, plagët e para mbetën të hapura…

Ky tekst nga Dardan Hoti tregon më shumë rreth urrejtjes që ka marrë Edoni. Përtej përvojës personale, dezinformimi, gjuha e urrejtjes dhe polarizimi nuk janë abstrakte. Hulumtimet në Kosovë tregojnë se ato janë të lidhur ngushtë me njëra-tjetrën.

Ky tekst mbështetet nga Ambasada e Holandës në Kosovë. Përmbajtja e këtij teksti nuk pasqyron qëndrimet e Ambasadës së Holandës në Kosovë.