Prezantuam sot me zell konferencën tonë mbi edukimin seksual në institucionet shkollore.
Liridona Sijarina prezantoi analizën e saj rreth teksteve shkollore dhe se sa ato trajtojnë, nëse trajtojnë, shëndetin riprodhues dhe edukimin seksual.
Tutje, panelistët tanë diskutuan rreth edukimit seksual në shkolla dhe rreth problematikave brenda kësaj teme që gjithmonë zgjon diskutim dhe interes.
Ky aktivitet u mbështet nga @swedeninkosovo, të cilët i falenderojmë për mbështetjen e vazhdueshme.