Në kuadër të Javës së Terapisë së Artit në Kosovë u mbajt aktiviteti “Rrëfimet e fshehta” me psikologen Melis Bilibani. 📝🌿💚


Fokusi i këtij aktiviteti ishte rëndësia e komunikimit të mirëfilltë. Pjesëmarrësit patën mundësinë të shkruanin në mënyrë anonime mendimet e tyre, të cilat më pas u diskutuan kolektivisht me psikologen Melis Bilibani. Ky aktivitet ofroi një hapësirë të sigurt për të gjithë për të ndarë mendimet e tyre dhe për të marrë udhëzime profesionale. Ishte një përvojë e fuqishme që theksoi se si komunikimi i mirëfillt, sidomos lidhur me respektimin e kufijëve, mund të çojë në mbështetje dhe mirëkuptim.
CEL Kosova është partnere e këtij organizimi.