‘Romeo & Romeo’ përçoi emocionin e saj të një projekti artistik ku dashuria kalon nëpër peripeci e vështirësi, brenda një shoqërie e cila jo rrallëherë nuk e kupton dashurinë, ose nuk e njeh atë në forma të ndryshme.

Edon Shileku, Hajat Toçilla, Nol Musa, Queen Maggy, Diva, Zhaneta Xhemajli, Brianka, Ismail Cakolli – Semi luajtën mrekullisht në shfaqjen me regji nga Arlinda Morina – Liki dhe me tekst nga Uresa Ahmeti.
Ky aktivitet i CEL Kosova u mbështet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

