Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Prishtina Queer Festival vjen në fillim të shtatorit

Po vjen së shpejti në kryeqytet Prishtina Queer Festival.

Si një festë fuqizuese e kulturës queer në Prishtinë, festivali vjen me 6, 7 dhe 8 shtator, me ngjarje të ndryshme që e festojnë ekzistencën e kulturës queer gjithandej.

Programi unik përfshin performanca, punëtori, lansime libri, nejë e festë në rrugë.

Shembull, këtë vit Prishtina Queer Festival bashkëpunon me Queer Lisboa – festival i njohur i filmave queer, për të kuruar një program që vjen në Kino Armata.

Programin e plotë të Prishtina Queer Festival e gjeni në rrjetet sociale të Dylberizm në Facebook e Instagram. CEL Kosova është përzemërsisht partner kryesor në këtë festival.