Dhomat 617, 618 dhe 619 të Hotelit Grand në Prishtinë rëndojnë nga thyerja. Njëjtë janë objektet, njerëzit, emocionet, shtretërit, televizorët si dëshmitarë. Hoteli i dashurive të pamundura është i tillë, i trishtë.
Në emocione të forta u hap ekspozita ‘Heartbreak Hotel’ implementuar nga CEL Kosova dhe me kuratorë Simon Kurtin dhe Bjeshkë Gurin. Ekspozita, për tri ditë sa ishte e hapur, shërbeu si hapësirë intime por jo personale, një metaforë për ekzistencën queer që manovron në një botë që shpesh e refuzon atë, por vazhdon përmes balancimit të vazhdueshëm midis sferave publike dhe private.
Kjo ekspozitë implementohet me mbështetje të Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Ministri Hajrulla Çeku ishte njëri prej vizitorëve të ekspozitës, në natën e hapjes së saj.
Fotografitë: Rina Statovci



