Editimi i videove është punë që nuk mësohet me lehtësi! CEL Kosova vazhdoi kësisoj me bashkëpunu me ROI Academy në trajnimin e radhës ku pjesëmarrësit mësuan aftësitë elementare për të realizuar e montuar video kreative, sidomos në këtë peisazh ku videoja është kryefjala e rrjeteve sociale.
Përgjatë dy javëve, pjesëmarrësit kanë marrë njohuri të cilat patjetër që munden me i shfrytëzu në karrierën e tyre: llojet e montazhit, importimin e materialeve, sekuencat, efektet vizuale, dhe të gjitha komponentet tjera të nevojshme.
Shihemi në trajnimet e radhës që organizohen mes CEL Kosovës dhe bashkëpunëtorëve tanë.


