Gjuha e urrejtjes në rrjete sociale po i dëmton komunitetet LGBTIQ+, dhe dikush duhet të japë llogari dhe të krijojë mekanizma mbrojtës!
Një debat i fuqishëm u mbajt mbrëmë në kryeqytet, organizuar prej CEL Kosovës, paraprakisht edhe me publikimin e raportit ‘Rrjetet Sociale: Ku urrejtja vërshon e papenguar – Analizë E Prirjeve Kryesore Të Gjuhës Së Urrejtjes, Gjuhës Ofenduese E Të Papërshtatshme Kundër Personave Lgbtiq+‘ me autore Aulonë Kadriun.
Besa Luci nga Kosovo 2.0, Medinë Dauti nga Dylberizmi dhe Imer Mushkolaj nga KMSHK – Këshilli i Mediave të Shkruara të Kosovës, bashkëbiseduan, përfshirë edhe audiencën, në rolin e medias në jetën e përditshme të personave që janë pjesë e komuniteteve LGBTIQ+. Media luan rol të rëndësishëm në reduktimin dhe zhbërjen e urrejtjes ndaj qytetarëve LGBTIQ+. Ky reduktim ndodh së pari duke pasur medie të vëmendshme ndaj gjuhës së urrejtjes, gjuhës së papërshtatshme, gjuhës nxitëse, përçarëse ndaj personave LGBTIQ+.
Raportin e plotë e gjeni këtu: https://cel-ks.org/publikimet/
Ky aktivitet u mbështet nga Embassy of Sweden in Pristina.