Kur bashkohet fuqia e shkencës dhe ajo e aktivizmit, dalin hulumtime që e përmirësojnë jetën e njeriut në Kosovë.
Sivjet prapë, me Universitetin e Prishtinës, realizuam katër hulumtime rreth jetës së personave LGBTIQ+ në Kosovë. Prezantimin e tyre e bëmë në Fakultetin Filozofik në kryeqytet, bashkë me studentë, mentoret, partnerët tanë dhe audiencën e gjerë.
Të gjitha hulumtimet i gjeni në www.cel-ks.org.
Ky prezantim dhe ky bashkëpunim i Bursës sonë me studentë u mbështetën nga Ambasada e Holandës në Kosovë, Ambasada e Dukatit të Madh të Luksemburgut dhe Global Fund for Women.

