Aktiviteti i “Netët pa gjumë” ishte shumë frymëzues.
Lisa Mehmeti ndau me publikun rrugëtimin e saj të të jetuarit me diabet tip 1, duke diskutuar sfidat dhe paragjykimet me të cilat përballet, por edhe se si e ka ndihmuar të rritet si person. Ajo theksoi se është një gjendje e menaxhueshme dhe u bëri thirrje të gjithëve që të përhapin mirëkuptim dhe jo panik.

Anita Nikaj foli për betejën e saj me ADHD, duke theksuar sfidat personale dhe mungesën e diagnozës dhe mjekimit të duhur në Kosovë. Historitë e tyre sollën shpresë, ndërgjegjësim dhe një ndjenjë përkatësie për të gjithë ata që morën pjesë 🌟❤️ #MentalHealthMatters