Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Shkolla Verore 2020 “Gjinia dhe Seksualiteti”

25 Gusht, 2023

Shkolla Verore “Gjinia dhe seksualiteti”

1 – 8 Qeshor 2020

Që nga viti 2015 Studimet Krahasuese gjinore dhe seksuale në Shkollën Verore mbahen në Programin Universitar për Studime dhe Kerkime Gjinore, Universiteti i Prishtinës. Një projekt bashkëpunues midis UPGSR dhe CEL, shkolla verore është themeluar si shkolla e vetme verore e këtij lloji në rajon, duke ofruar një program mësimor të studimeve të gjinisë dhe seksualitetit në nivelin BA për studentët dhe praktikuesit e fushës                                    .
Për shkak të rrethanave dhe kufizimeve të krijuara nga COVID 19 këtë vit shkolla u mbajt online pasi qe synuam të vazhdojmë të ofrojmë një mjedis mësimor mbështetës dhe të ndërtojmë një komunitet të praktikave që rrethojnë gjininë, të drejtat seksuale dhe drejtësinë sociale. Në veçanti, ne jemi të motivuar nga nevojat dhe interesat e studentëve tanë, të cilët gjithnje e me shume po e gjejne sistemin feminist të nevojshme dhe kuptimplote në kohë krize.
Duke ndjekur praktikat nga vitet e kaluara, përveç pedagogëve nga Programi Universitar për Studime dhe Kërkime Gjinore, shkolla verore gjithashtu përfshiu studiues, aktivistë dhe studentë me të cilët UPGSR ka bashkëpunim të kaluar ose të vazhdueshëm në projekte të ndryshme 1. Tre ligjerues nga Universiteti Bournemouth – Dr. Shovita Adhikari, Dr. Rosie Read dhe Dr. Jayne Cauldwell – si pjesë e një bashkëpunimi të vazhdueshëm midis BU dhe UP në një projekt Erasmus + mobility; 2. Gorana Mlinarevic, një studiues aktivist nga BiH; dhe 3. Jeta Rexha (ish-studente dhe bashkëpunëtore e UPGSR-së), studente e masterit dhe anëtare e Komitetit Drejtues të UPGSR-së.

Shkolla vazhdon t’i vendosë pjesëmarrësit në qendër të angazhimit të saj në mësimdhënie dhe mësimnxënie. Pjesëmarrësit vijnë nga një larmi disiplinash (këtë vit: sociologji, ligj, inxhinieri/energji, gjuhë, menaxhim, politikë publike dhe psikologji), si dhe organizata të ndryshme të shoqërisë civile dhe nisma aktiviste.
Kursi shqyrton gjininë dhe seksualitetin si kategori kulturore dhe analitike, si dhe parime të strukturimit shoqëror, ekonomik dhe politik. Kursi trajton gjininë dhe seksualitetin si një praktikë sociale fleksibile dhe të negociueshme, që varet nga veçoritë sociale dhe historike. Me rëndësi të veçantë është që studentëtofin të fitojnë një kuptim të marrëdhënieve ndërdisiplinore për studimin e gjinisë dhe seksualitetit, me fokus në hetimin etnografik, sociologjinë dhe filozë feministe.

Projekti mbështetet nga Programi Angazhimi për Barazi (E4E) financohet nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID Kosovo) dhe zbatohet nga Qendra e Trajnimeve dhe Burimeve për Avokim (Advocacy Training and Resource Center – ATRC).