Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Mixed Media Art

Nën-koleksioni ‘Mixed Media Art’ përfshin vepra artistike që përdorin një kombinim të materialeve dhe teknikave për të shprehur temat queer. Këtu përfshihen piktura, fotografi, instalacione dhe vepra digjitale që përdorin një qasje ndërdisiplinore për të krijuar art.

Disa prej këtyre krijimeve janë eksperimentale dhe inovative, duke sfiduar përceptimet tradicionale të artit dhe duke ofruar një mënyrë të re për të parë dhe kuptuar përvojat LGBTI+.

Për të pasqyruar rrjedhën kohore si dhe për të lehtësuar dhe përshpejtuar qasjen, koleksioni është i organizuar kronologjikisht. Duke zgjedhur vitin përkatës, shfaqen detajet e krijimeve, duke përfshirë kohën e lansimit, titullin, përshkrimin, artistët, si dhe qasjen në burime shtesë që ofrojnë informacion më të zgjeruar për krijimin përkatës, si: intervista, artikuj kritikë, video të performancave ose materiale promovuese.

2001 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:(Pa identifikuar)
PERSHKRIMI: *** Kjo intervistë është realizuar si pjesë përbërëse e një pune artistike nga artistja Merita Harxhi Koci, prandaj është pozicionuar në nën-koleksioni mixed media art. Viti i lansimit nuk është kuptuar me saktësi por është i përafërt si dhe, pritet që pjesët tjera përbërëse të këtij krijimi të gjenden dhe të plotësohen. *** Në këtë intervistë, Lorik Berisha (1983 – 2006) flet hapur për daljen e tij publike lidhur me orientimin seksual dhe ndan përvojat personale për këtë moment të rëndësishëm në jetën e tij. Ai bën një krahasim mes jetës në Amerikë dhe Kosovë, duke theksuar ndryshimet kulturore dhe sfidat me të cilat përballen komunitetet LGBTI+ në të dy vendet. Në Amerikë, ai gjen një ambient më të hapur dhe mbështetës, ndërsa në Kosovë, përballja me paragjykimet dhe mungesa e pranimit shoqëror paraqet vështirësi të mëdha. Loriku thekson rëndësinë e mbështetjes dhe pranimit nga familja dhe komuniteti, kjo mbështetje mund të ketë një ndikim të thellë në mirëqenien e tyre psikologjike dhe emocionale.
AUTOR: Merita Harxhi Koci
2014 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2014.02.14
TITULLI:Puthja
PERSHKRIMI: *** Performancë *** - 'Puthja' nga kolektivi artistik HAVEIT u prezantua në Ditën e Shën Valentinit në qendër të Prishtinës, në sheshin “Nënë Tereza”. Kjo vepër sfidon normat shoqërore dhe promovon të drejtat e komuniteteve LGBTQI+, duke shfaqur një puthje mes dy vajzave si një akt simbolik kundër homofobisë dhe diskriminimit. Performanca e tyre synon të nxisë diskutim dhe reflektim mbi barazinë dhe pranimin e diversitetit në Kosovë​. “Qëllimi i ‘Puthjes’ ishte që në këtë ditë të ashtuquajtur ‘Dita e të Dashuruarve’ shoqëria jonë ende refuzon dhe ndalon dashurinë ndërmjet gjinisë së njëjtë për arsye ‘moraliteti'”, thotë Vesa. - Kosovo 2.0
AUTOR: Haveit
2014.03.12
TITULLI:(Pa identifikuar)
PERSHKRIMI: *** Ekspozitë me piktura & fotografi *** Ekspozita përbëhej nga 25 fotografi dhe piktura që shpërfaqnin jetën dhe sfidat e komuniteteve LGBTI+ në Kosovë dhe më gjerë. Organizuar nga Qendra për Emancipim Shoqëror (QESh), ekspozita kishte për synim të shërbejë si një pasqyrë e një komuniteti të margjinalizuar, duke përfshirë vepra nga anëtarë të organizatës, Aleanca Kundër Diskriminimit të LGBT-së në Shqipëri, dhe aktivistë nga Tunizia. Ekspozita u mbajt me 12.03.2024 në zyrat e QESh dhe përmbante gjithashtu piktura të artistes A.B nga Mitrovica, e cila kishte zgjedhur të mbetej anonime. Veprat artistike, që përqëndrohen në simbole të komuniteteve LGBTI+, reflektonin realitetin dhe përballjet me diskriminimin dhe dhunën. Ekspozita ishte një tregues i realitetit të komuniteteve në shoqërinë kosovare, e cila gjithashtu ngriti çështjen e sigurisë dhe mbështetjes.
AUTOR: Pikturat nga A.B & fotografitë nga pjesëtarë të OJQ Aleaca LGBT dhe aktivistë
2016 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2016.11.11
TITULLI:Shaving Patriarchy
PERSHKRIMI: *** Performancë*** Performanca kishte për qëllim të dërgonte porosi neverie me atë se sa pak bën shteti për t’i mbrojtur gratë edhe kur kërkohet të intervenojë drejtpërdrejtë si dhe të nxirrte në pah ironinë e hidhur të grave që nganjëherë durojnë dhunë vdekjeprurëse, pasi që janë detyruar të martohen për të pasur ‘siguri’ sociale. “Edhe gjatë performancës ka pas kang’ të dasmave të cilat pra jon’ kon’ si krejt këto darsmat që knojnë për gru’n që është lule, e bukur ose është mollë ose.. Ato përfundojnë me vdekje”, shpjegon Lola. - Kosovo 2.0
AUTOR: Haveit
2019 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:Trans Balkan
PERSHKRIMI: *** Ekspozitë me fotografi *** Ekspozita "TransBalkan", nga fotografi Aleksandar Crnogorac, e mbajtur gjatë Javës së Krenarisë në Prishtinë, sjelli në fokus rrëfimet intime të komunitetit transgjinor në Ballkan. Me një qasje të ndjeshme dhe estetike, Crnogorac portretizon individë që përballen me sfida të mëdha në një rajon të karakterizuar nga konservatorizmi dhe paragjykimi. Foografitë ndriçojnë përvojat dhe vështirësitë e përditshme të komunitetit trans, në një përpjekje për të shkrirë barrierat dhe për të krijuar një dialog përfshirës dhe të hapur. Një nga pjesëmarrëset, Qerkica – transgjinore nga Kosova, ndan historinë e saj si pjesë e këtij projekti. Përmes fotografive dhe rrëfimeve personale, ekspozita kishte për synim të thyejë stigmat që rrethojnë jetën e komunitetit trans, duke treguar realitetin e tyre dhe fuqinë e rezistencës. Kjo iniciativë artistike e përbashkët përfaqëson një hap të rëndësishëm drejt pranimit dhe të drejtave të barabarta për personat transgjinorë në Ballkan.
AUTOR: Aleksandar Crnogorac
2019.10.06
TITULLI:QUEIN
PERSHKRIMI: *** Ekspozitë me fotografi *** Ekspozita "QUIN" nga Majlinda Hoxha u prezantua gjatë Javës së Krenarisë në Prishtinë, duke shërbyer si një mbështetje për komunitetet LGBTI+. Kjo ekspozitë përmban portrete të individëve nga komunitet LGBTI+, që synojnë të sfidojnë stereotipet dhe të promovojnë pranimin e diversitetit gjinor dhe seksual. Përmes fotografive, Hoxha dëshiron të tregojë bukurinë dhe guximin e personave LGBTI+, duke i paraqitur ata në një dritë pozitive dhe fuqizuese.
AUTOR: Majlinda Hoxha
2019.12.25
TITULLI:Po ia thyej zemrën vetes
PERSHKRIMI: *** Performancë audiovizuale *** I am Breaking My Heart/Po ia thyej zemrën vetes nga Leart Rama, u krijua në vitin 2019 gjatë një rezidence artistike në Q21 Wien. Kjo ndërhyrje artistike eksploron emocionet e dhimbjes, histerisë dhe mpirjes, duke trajtuar peshën e turpit dhe vetëshkatërrimit. Rama thekson se çdo gjë që jemi dhe ndjejmë është rezultat i veprimeve tona, duke sfiduar perceptimet tradicionale mbi përgjegjësinë personale. Synimi i Ramës është të ngrejë vetëdijen për çështjet e identitetit dhe vetëpranimit, duke ofruar një përvojë introspektive dhe të ndjeshme për publikun.
AUTOR: Leart Rama
2020 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2020.05.15
TITULLI:Queerantine
PERSHKRIMI: *** Ekspozitë virtuale me fotografi *** Jetmir Idrizi prezantoi ekspozitën "Queerantine" gjatë periudhës së karantinës. Kjo ekspozitë unike përfshinte fotografi të pjesëtarëve të komunitetit queer nga Ballkani, të realizuara përmes programeve online si ZOOM. Ky projekt, që bashkon fotografinë dhe aktivizmin, u mbështet nga Aleanca LGBTQI dhe u ekspozua virtualisht në Instagram. Ekspozita veçohet për inovacionin dhe sfidat e saj në përdorimin e teknologjisë për artin në distancë.
AUTOR: Jetmir Idrizi
2021 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
TITULLI:K is S
PERSHKRIMI: *** Seria e pikturave/ekspozitë *** Ermira Murati përmes "K is S" sfidon normat shoqërore për dashurinë dhe gjininë. Pikturat tregojnë dashuri nen flamurin ngjyrësh të përfshirë në veshjet tradicionale. Murati thekson se dashuria mes gjinish ka ekzistuar historikisht, por është shtypur nga kultura patriarkale. Punimet e Ermira Muratit eksplorojnë lidhjet e thella emocionale dhe kulturore brenda traditës shqiptare, duke theksuar temat e identitetit dhe komunitetit. Pikturat e saj ndërthurin elemente të trashëgimisë kulturore bashkë me temat bashkëkohore duke përfshirë të drejtat e LGBTI+. Ky portretizim i është paraqitur përmes duarve të ndërthurura, puthjes dhe afërsisë fizike të figurave, që simbolizojnë solidaritetin dhe identitetin e përbashkët kulturor. Vepra, e krijuar në bashkëpunim me CEL, synon të luftojë homofobinë dhe të promovojë pranimin e dashurisë së të njëjtit seks në shoqërinë moderne.
AUTOR: Orange Girl (Ermira Murati)
2021.06.30
TITULLI:Lule, Mos më Harro
PERSHKRIMI: *** Instalacion *** Ky instalacion i prezantuar gjatë Autostrada Biennale dhe në kuadër të Java e Krenarisë në Kosovë, përmban lule gjigante prej pëlhure. Instalacioni është konceptuar për të festuar dhe mbështetur të drejtat e komuniteteve LGBTI+, duke përfshirë thirrjen për të drejtën e martesës për çiftet e të njëjtës gjini dhe për ata me identitete gjinore joheteronormative. Halilaj dhe Urbano, përmes këtij instalacioni, synojnë të krijojnë ndërgjegjësim dhe të mbështesin fushatën për barazi. Lule Mosmëharro thekson bukurinë dhe potencialin transformues të kujtesës personale dhe kolektive, duke u bërë një simbol poetik i dëshirave dhe nevojave njerëzore, veçanërisht për ata që janë të margjinalizuar nga shoqëria.
AUTOR: Petrit Halilaj & Alvaro Urbano
2022 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2022.08.04
TITULLI:LOVE is LOVE is LOVE
PERSHKRIMI: *** Mural, instalacion dhe performancë audiovizuale *** "LOVE is LOVE is LOVE", është një udhëtim multimedial që sfidon fshirjen e pakicave gjinore, seksuale dhe etnike në Kosovë. Përmes realizimit të këtij murali, një performancë audiovizuale dhe një instalacion audiovizual që rrotullohet rreth formave të papritura të familjes dhe dashuria, DASHURIA është DASHURI është DASHURI i inkurajon njerëzit të reflektojnë mbi atë që i bashkon njerëzit dhe kuptimin e vërtetë të barazisë dhe dashurisë.
AUTOR: Orange Girl (Ermira Murati) dhe Leart Rama
2022.10.28
TITULLI:Lulja e Parë
PERSHKRIMI: *** Performancë *** Kjo punë e Astrit Ismailit paraqet lulën si një metaforë të ndryshimit të vazhdueshëm dhe të sfidave sociale, duke trajtuar tema si qëndresa dhe rilindja. Ekspozita shpalos lulën jo vetëm si një element natyror, por edhe si një simbol të shumëfishtë, që ka në vete procese të ndryshme transformimi dhe rezistence, duke adresuar kontekste të tilla si identiteti dhe dinamikat e shoqërisë. Nëpërmjet përdorimit të materialeve të ndryshme dhe një qasjeje konceptuale, Ismaili fton shikuesit të reflektojnë mbi ndryshimet që ndodhin si në nivel personal ashtu edhe në atë kolektiv.
AUTOR: Astrit Ismaili
2024 Chevron Icon
TITULLI
PËRSHKRIMI
AUTOR
BURIMI
2024.05.17
TITULLI:QUEIN
PERSHKRIMI: Ekspozita 'QUEIN' në tri qytetet e Kosovës: Prishtinë, Prizren dhe Pejë. Ekspozita bashkon fragmente të tregimeve të personave LGBTI+ në Kosovë, përmban portrete të individëve nga komunitet LGBTI+, që synojnë të sfidojnë stereotipet dhe të promovojnë pranimin e diversitetit gjinor dhe seksual. Përmes fotografive, Hoxha dëshiron të tregojë bukurinë dhe guximin e personave LGBTI+, duke i paraqitur ata në një dritë pozitive dhe fuqizuese. Kjo ekspozitë u rihap për ditën e 17 majit, që njihet si Dita Ndërkombëtare kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë – IDAHoBiT. Fillimisht ekspozita ‘QUEIN’ është prezantuar në vitin 2019 gjatë Javës së Krenarisë në Prishtinë, duke shërbyer si një mbështetje për komunitetet LGBTI+.
AUTOR: Majlinda Hoxha
2024.06.04
TITULLI:Ekspozimi i Arkivave Queer
PERSHKRIMI: Majlinda Hoxha, kuratore, fotografe dhe artiste, ka realizuar një prezantim kreativ të historisë së komuniteteve LGBTQI+ në Kosovë, duke e zhvilluar atë në hapësirën e Grand Hotel Prishtina. Në ekspozitë është shpalosur jeta e përditshme, sukseset dhe sfidat që këto komunitete përjetojnë në kërkimin e tyre për përfshirje dhe njohje sociale. Kjo ngjarje ka theksuar përvojat personale dhe luftën e vazhdueshme për të siguruar hapësirën dhe barazinë e nevojshme në shoqëri.
AUTOR: Majlinda Hoxha
2024.06.05
TITULLI:Lulja e Parë
PERSHKRIMI: Koncerti "Lulja e Parë" i Astrit Ismailit është një performancë e ndjeshme që lidh muzikën, poezinë, dhe elemente vizuale për të sjellë mesazh të çlirimit dhe krenarisë queer. Duke u mbështetur në simbolikën e luleve si shenjë e ripërtëritjes dhe transformimit, Astriti krijon një hapësirë artistike ku ndjesitë personale dhe ato kolektive bashkohen për të përfaqësuar rrugëtimin e individëve LGBTI+. Me vokal dhe prani skenike të veçantë, performanca thekson fuqinë e identitetit dhe rëndësinë e pranimit të vetvetes në gjithë kompleksitetin e saj.
AUTOR: Astrit Ismaili
2024.06.07
TITULLI:More Women
PERSHKRIMI: Audio ekspozita "More Women" është një përvojë e fuqishme që vë në qendër zërat e grave queer, duke i dhënë hapësirë tregimeve që shpesh mbesin në margjina dhe heshtje. Në një kontekst ku homotransfobia dhe mizogjinia ende ndihen fuqishëm, veçanërisht në Kosovë. Kjo ngjarje sjell në pah forcën dhe qëndrueshmërinë e grave që jetojnë dhe luftojnë për të drejtën e ekzistencës dhe të barazisë. Instalimi zanor, është një thirrje për të dëgjuar dhe për të njohur përvojat e ndërlikuara të grave queer që fton dëgjuesit të përballen me realitetet dhe të mbështesin barazinë në të gjitha format e saj.
AUTOR: Dardan Hoti dhe Luca Tesei Li Bassi
2024.08.30
TITULLI:Me hijen e lirimit mbështjellë
PERSHKRIMI: “Me hijen e lirimit mbështjellë” është ekspozita e parë e kësaj madhësie në Kosovë që eksploron të qenit queer me kompleksitetet e veta bashkëkohore, duke u munduar t’i drejtojë prioritetet drejt atyre në hije dhe në qoshe të jo-normatives. E menduar prej kontekstit specifik të shtetit rishtazi të pavarur të Kosovës, ekspozita mban në thelbin e vet pyetje rreth lirisë — jo vetëm lirisë për t’u dukur e për të dashur siç dëshirojmë, por edhe lirisë për të ekzistuar në shumësi, duke iu shmangur kufijve të identiteteve një-lineare dhe lirisë për të qenë agjentë/e politikë/e që sjellim në jetë vizione radikale e të ndërthurura të të qenit queer.
AUTOR: SEKHMET