Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

7 Maj, 2024

Ka përfunduar pasurimi i nën-koleksionit “shtypi ditor” si pjesë e koleksionit “shtypi” të Arkivit të Lëzivjes LGBTI+ në Kosovë.

Nën-koleksioni “shtypi ditor” përbëhet nga gjithsej 8 gazeta dhe portale (Rilindja, Java, Jeta në Kosovë – Kallxo.com, Evropa e Lirë, Zëri, KOHA, Kultplus, Ekonomia online) që përmes tyre janë publikuar lajme ditore, shqyrtime, intervista dhe të tjera. Rregullimi i tyre është bërë në metodë kronologjike. Në mungesë të artikujve dikur të publikuara në gazetat tradicionale, vërehet boshllëku në mes viteve 1978 – 2003 – 2011.

Përzgjedhja e portaleve online është bërë duke marrë parasysh formatin e datave, shtrirjen më të gjerë të shkrimeve, titujt me të përafërt me përmbajtjen si dhe profesionalizmin. Atëherë kur lajmi i njejtë është publikuar krejt ngjashëm në më shumë se dy portale, është përzgjedh formati më i mirë për lexim dhe titulli më përshkrues. Atëherë kur tema ka qenë e njejtë por që dallon për nga qasja dhe nga ilustrimi me anë të fotografive apo videove, janë ruajtur që të dy a më shumë artikuj për temë.

Për arsye kuratoriale ky nën-koleksion, jo saktë, por përafersisht mund të shërbejë edhe si matës i mbulimit të mediave të shkruara nëpër vite.

Për qasje në vitin që ju intereson, ju mund të shtypni vitin përkatës dhe do të shfaqen datat e publikimit, titujt, emri i fondkrijuesit dhe qasja në burimin amë përmes vegëzave, apo në rastin e gazetave tradicionale, do të hapet formati PDF.

Lusim të gjithë ata që kanë ruajtur artikujt e publikuara në gazeta tradicionale, të na dërgojnë kopje!

https://www.facebook.com/reel/291391870038163