CEL Kosova, një organizatë udhëheqëse e përkushtuar ndaj avancimit të të drejtave të njeriut dhe mbrojtjes së të drejtave të komuniteteve LGBTI+, shpall thirrjen e hapur për një pozitë praktike.
Kush mund të aplikojë?
CEL Kosova inkurajon të gjithë kandidatët/et e kualifikuar/a të aplikojnë, pa dallim gjinie, orientimi seksual, race, etnie apo religjioni.
Detajet e praktikës:
- Pozicioni: Praktikant/e
- Kohëzgjatja: 5 muaj (1 Mars – 31 Korrik)
- Vendndodhja: Prishtinë
- Orari: Gjysmë orari
- Pagesa: Praktika është me pagesë.
Përgjegjësitë:
- Mbështetje në organizimin e ngjarjeve, trajnimeve dhe fushatave ndërgjegjësuese
- Përfshirje në aktivitetet e CEL Kosova që promovojnë të drejtat e personave LGBTI+
- Kryerja e analizave mbi çështjet që prekin komunitetin LGBTI+
Kriteret e aplikimit:
- Pasion për të drejtat e njeriut dhe çështjet queer
- Aftësi të mira komunikimi dhe pune në grup
- Aftësi të mira në shkrim dhe komunikim në gjuhën shqipe dhe angleze
- Mosha 18 – 30 vjeç
Përfitimet:
- Eksperiencë praktike në avokimin për të drejtat e njeriut
- Mundësia për të punuar ngushtë me ekspertë të fushës
- Kontribut në nisma të rëndësishme për komunitetin LGBTI+
Si të aplikoni?
Kandidatët/et e interesuar/a duhet të dërgojnë CV-në dhe një letër të shkurtër motivuese në
info@cel-ks.org deri më 19 shkurt 2025. Në subjektin e emailit, ju lutemi të shkruani: “Aplikimi për praktikë – CEL Kosova”.
Kandidatët/et e përzgjedhur/a nga lista e ngushtë do të ftohen për një intervistë.
Mezi presim aplikimin tuaj!
![](https://cel-ks.org/wp-content/uploads/2025/01/thirrje-e-hapur-praktikant_e-700x700.png)