10 Tetor – Dita Botërore e Shëndetit Mendor
Shëndeti mendor është po aq i rëndësishëm sa shëndeti fizik. Të flasësh për atë që ndien, të kërkosh ndihmë dhe të kujdesesh për veten nuk është dobësi, por një hap drejt mirëqenies.
Për personat LGBTIQ+, diskriminimi, paragjykimet dhe përjashtimi shoqëror mund të krijojnë sfida shtesë për shëndetin mendor. Prandaj, është e rëndësishme të ndërtojmë hapësira ku secili person ndihet i sigurt, i dëgjuar dhe i pranuar.
Sot dhe çdo ditë, le të kujtojmë se askush nuk duhet të përballet vetëm me vështirësitë e veta. ![]()
Ky aktivitet mbështetet nga Sweden in Kosovo.