11 Tetor – Dita Ndërkombëtare e Daljes Hapur (Coming Out Day)
Dil hapur kur të jesh gati. Ose mos dil fare. Historia jote, ritmi yt, zgjedhja jote. ![]()
Për disa, dalja hapur është një moment çlirimi. Për të tjerë, është një proces i gjatë, i ndërlikuar dhe nganjëherë i pasigurt.
Sot festojmë guximin e atyre që kanë dalë hapur, por edhe të drejtën e secilit person për të vendosur vetë nëse, kur dhe kujt dëshiron t’ia tregojë identitetin e vet.
Nuk i detyrohesh askujt një deklarim. Por të gjithë meritojmë një botë ku mund të jemi vetvetja. ![]()
Ky aktivitet mbështetet nga Sweden in Kosovo.