14 korriku është këtu dhe ne mezi presim ta festojmë. Sot është Dita Ndërkombëtare e Personave Jo-Binarë.
E vendosur në ambientet e Grand Hotelit në kryeqytet, kjo seri fotosh reflekton rrugëtimin e identitetit jo-binar në Kosovë.
Hapësira, e ngarkuar me histori ballkanike, pasqyron procesin e eksplorimit, rritjes dhe gjetjes së rehatisë në vetëshprehje. Përmes veshjeve, çdo imazh kapë momente që ndërthurin traditën me lirinë, parehatinë me krenarinë.
Ky aktivitet i CEL Kosova është mbështetur nga @swedeninkosovo dhe @ministriaekultures.rks