Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa i ka shqiptuar dënim prej 4,500 eurosh Koalicionit për Familje, për shkak të shkeljes së Kodit të Mirësjelljes për Subjektet Politike.
Ankesa në PZAP u parashtrua nga organizata joqeveritare CEL Kosova dhe Dylberizm, me pretendimin se kandidatët e subjektit politik gjatë një tubimi si dhe në paraqitje televizive kanë përdorur gjuhë nxitëse dhe diskriminuese ndaj komunitetit LGBTI+, si dhe se kanë promovuar përçarje e frikë mes qytetarëve dhe nxitje të urrejtjes, shkruan edhe Koha.net, në mes raportimesh tjera.
Në ankesë janë përmendur kandidatët për deputetë të këtij subjekti: Fatmir Smajli, Eman Rrahmani, Visar Korenica dhe Asdren Bytyqi.
Në përgjigje ndaj ankesës, Koalicioni për Familje ka thënë se kandidatët e saj asnjëherë nuk kanë nxitur urrejtje mbi baza të orientimit seksual.