Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

Java e Krenarisë 2023

1 Nëntor, 2024

Java e Krenarisë 2023 u organizua përmes slloganit “T’du qashtu qysh je” me
synim kryesor të përçimit të një mesazhi mbështetës për të gjithë që janë duke u
përballur me sfidat e stresit, ankthit, dhe depresionit që janë pasojë direkte e
homofobisë dhe transfobisë  sistematike nga shteti, shoqëria, dhe familja.

Me “T’du qashtu qysh je” kemi dashur t’ua rikujtojmë të gjithëve se nuk janë të
vetëm. Dashuria, pranimi dhe ndërtimi i hapësirave të sigurta, përveç ndihmës
profesionale është thelbësore për parandalimin dhe kalimin e sfidave të shëndetit
mendor. 

Mirëqenia psikologjike dhe emocionale e personave LGBTIQ+ duhet të jetë
prioritet i institucioneve dhe politikëbërjes sonë. Për këtë arsye, kjo Javë e
Krenarisë ka shërbyer si rikujtim për ne dhe institucionet shtetërore që jetët e
personave LGBTIQ+ janë të rëndësishme.