Përfaqësuesit e Rrjetit për të Drejtat e Njeriut janë thellësisht të shqetësuar nga arrestimi i paligjshëm i politikaanëve serb të Kosovës Aleksandar Arsenijević dhe Ivan Orlović, të cilët u arrestuan vetëm për shkak të protestës ndaj vizitës së kryeministrit Kurti dhe dy prej ministrave në Mitrovicën e Veriut.
Veprimet e z. Arsenijević janë të garantuara dhe të mbrojtura me Kushtetutën e Kosovës, pasi ai po ushtronte të drejtat e tij për lirinë e shprehjes dhe lirinë e tubimit, në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë.
Sipas Kushtetutës së Kosovës, çdo person ka të drejtë të organizojë tubime, protesta dhe demonstrata. Këto të drejta mund të kufizohen me ligj vetëm nëse është e nevojshme për të mbrojtur rendin publik, shëndetin publik, sigurinë kombëtare ose për të mbrojtur të drejtat e të tjerëve. Për protestën e lartpërmendur nuk mund të zbatohen kufizimet ligjore; prandaj, kufizimi i ushtrimit të një të drejte të tillë themelore është antikushtetuese dhe e paligjshme.
HRN i bën thirrje Qeverisë së Kosovës dhe Policisë së Kosovës që të respektojnë të drejtat e garantuara me Kushtetutë dhe ligje, dhe të iniciojnë procedura disiplinore kundër të gjithë atyre që janë të përfshirë në arrestimin e paligjshëm të z. Arsenijević dhe z. Orlović.
Organizatat anëtare të Rrjetit për të Drejtat e Njeriut (HRN):
Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut – YIHR KS
Asociacioni i Paraplegjikëve dhe Fëmijëve me Paralizë në Kosovë – HANDIKOS
Qendra për Liri dhe Barazi – CEL Kosovo
Instituti i Kosovës për Drejtësi – KLI
Qendra Kosovare për Studime Gjinore – QKSGJ
Nisma e re Sociale – NSI
Zëri i Romëve, Ashkalinjëve dhe Egjiptianëve – VoRAE