Arkivi i Lëvizjes LGBTI+ në Kosovë

U promovua libri “e prapëseprapë, ne jemi këtu”

U promovua këtyre ditëve në kryeqytet libri “e prapëseprapë, ne jemi këtu”.

Libri “e prapëseprapë, ne jemi këtu”, është një përmbledhje dhe perkthime poezish dhe tekstesh të autorëve/eve queer nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Kjo përmbledhje është kulmim i projektit “Nga faqet në progres: Mbështesim letërsinë queer në Ballkanin Perëndimor”, i realizuar pergjatë vitit 2024 nga Instituti Sekhmet dhe LGBTI Support Center Skopje.

Autorët/et:
Bubamarrë
Agnesa Qerimi
Arbër Selmani
Gracija Atanasovska
Lind Duraku
Petar Andonovski
Stefan Alijevikj
Uresa Ahmeti

Ky publikim mbështetet nga Zyra Federale e Jashtme Gjermane dhe zbatohet nga Zyra Rajonale për Bashkëpunim Rinor (RYCO).

CEL Kosova, mbështetur nga Global Fund for Women, ka ndihmuar simbolikisht në botimin e këtij publikimi. (Qëndrimet e shprehura në këtë publikim nuk paraqesin domosdoshmërisht pikëpamjet e CEL Kosova apo Global Fund for Women).