CEL Kosova kërkon një Dizajner/e Grafik/e të talentuar dhe kreativ/e për t’iu bashkuar ekipit tonë me kohë të pjesshme. Më poshtë janë kërkesat për pozicionin:
Pozicioni: Dizajner/e Grafik/e me kohë të pjesshme
Vendi: Prishtinë
Data e fillimit: 1 shtator 2024
Statusi: Gjysëm orari
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
- Krijimi i grafikave tërheqëse vizualisht për mediat dixhitale dhe për qëllimet e dukshmërisë së aktiviteteve të CEL
- Bashkëpunimi me ekipin për të konceptuar dhe ekzekutuar punimet grafike
- Ruajta konsistencës së brendit në të gjitha punimet grafike të CEL Kosova
- Përgatitja e punimeve grafike për mediat sociale, uebsajtin dhe materiale për evente (punëtori, trajnime etj)
Kualifikimet kryesore:
- Diplomë Bachelor në Dizajn Grafik ose Trajnim Profesional në fushën e Dizajnit Grafik (ose përvojë pune ekuivalente)
- Eksperiencë në punimin e dizajneve grafike dixhitale dhe për print
- Aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe ndërpersonale
- Aftësi për planifikim të detyrave sipas afateve kohore të dakorduara
- Të vetë-motivuar dhe të pasionuar për të kontribuar në rritjen e organizatës
- Gatishmëri për të punuar në një mjedis pune të larmishëm dhe dinamik
- Njohuria për trajtimin dhe kuptimin e çështjeve LGBTI+ në Kosovë dhe rajon si dhe përkushtimi për avancimin e të drejtave dhe barazisë LGBTQI+ janë një plus
Si të aplikoni:
Dërgoni dokumentet e mëposhtme në info@cel-ks.org me subjekt “Aplikim për Dizajner/e Grafik/e”:
- CV
- Letër motivuese
- Portofolin tuaj ose punime relevante qe tregojnë punën tuaj dhe kreativitetin tuaj në dizajn grafik
- Dy kontakte referimi
Afati i fundit: 18 gusht 2024
Vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen për intervistë.